Conference League do të rikthehet pas pak javësh dhe në turin e parë eleminator do të marrë pjesë edhe skuadra e Vllaznisë, që arriti të marrë një kualifikim. Ditën e sotme, UEFA ka publikuar edhe orarin dhe datën se kur do të luajë skuadra e Vllaznisë në ndeshjen e parë.

Vllaznia do ta nisë turneun e saj në transfertë, ku do të udhëtojë në Irlandën e Veriut. Shkodranët luajnë në datën 13 korrik ndaj Linfield, duke nisur nga ora 20:45 me orën tonë lokale, në stadiumin “Windsor Park” të Belfastit.

Ndërkohë, për ndeshjen e kthimit, ende nuk ka asnjë zyrtarizim nga UEFA. Megjithatë, gjasat janë që edhe ndeshja e kthimit në Shkodër të luhet po në të njëjtin orar, pra në 20:45.

Megjithatë do të jetë klubi Vllaznia ai që do ta vendosë atë dhe më pas do ta zyrtarizojë në UEFA. Shkodranët sigurisht që do të kërkojnë kualifikimin për në turin e dytë të këtij kompeticioni.
Maringlen ZHIVANI