Po na ik edhe ky vit. Po na ik edhe nje vit jete. Viti qe po leme pas ishte nje vit ku perjetuam pasojat e pandemise globale por ishte edhe viti ku kampionati shqiptar fitoi serish Vllaznine e dikurshme.

Gjithçka shkoi mbare e mire per Vllaznine tone ku u shpallem kampione te dimrit. Fitorja me e madhe e Vllaznise ishte qe arriti me ne fund te behej me sponsor pas 9 vitesh, ku Alban Xhaferi i doli per zot ketij ekipi duke marre drejtimin e saj ne nje periudhe shume te veshtire kur ishim per nje fije duke rene nga kategoria.

Fitorja e radhes per Vllaznine ishte qe morem si trajner te ekipit gjermanin Tomas Bërdariç qe se bashku me Elvis Plorin, Safet Osjen dhe Ideal Lekiqin kane bere nje pune te shkelqyer ku dhe vete rezultatet flasin qarte se Vllaznia tashme ka rilindur per se dyti here.

Fitorja e radhes per Vllaznine ishte afrimi i lojtareve qe sot po rezultojne deçiziv per ekipin ne arritjen e rezultateve dhe qe kane fituar zemren e tifozeve shkodrane siç do mund te permend ketu Imamin, Isaevskin, Jonuzin, Imerin, Da Silvan, Dilaverin e te tjere.

Fryti i suksesit eshte padyshim puna e forte dhe fryma e mire qe mbizoteron ne ekip dhe uroj qe te vazhdoni keshtu, ne harmoni te plote. Para nisjes se sezonit, realisht shume njerez nuk besonin te ky ekip dhe tek keto djem qe po sjellin Vllaznine aty ku i takon te jete.

Kete vit e mbyllem shume suksesshem. Tashme shpresoj qe 2021 te jete po i njejte per emblemen e futbollit shqiptar dhe pse jo te shpallemi KAMPION sezonal qe te gezojme nje Shkoder te tere dhe gjithashtu te vendosim YLLIN në fanellë.
Para Vllaznia. Gjithmonë me ju djema.