Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREConte fiton gjyqin, Chelsea detyrohet t’ia paguajë dëmshpërblimin milionësh

Conte fiton gjyqin, Chelsea detyrohet t’ia paguajë dëmshpërblimin milionësh

Chelsea është i detyruar t’ia paguajë ish-trajnerit Antonio Conte nëntë milionë funte (10.2 milionë euro), pasi gjykata ka vendosur në favor të strategut italian.

49-vjeçari e fitoi titullin e Ligës Premier në sezonin 2016/2017 dhe e mposhti Manchester Unitedin në finale të Kupës FA, vetëm dy muaj para se të shkarkohej nga Roman Abramovich.

Kur ishte shkarkuar, ka pasur thashetheme se klubi ishte i pakënaqur me sjelljen e trajnerit dhe raporteve të prishura me disa prej lojtarëve kryesore.

Antonio Conte

Sipas The Times, Chelsea nuk do ta kontestojë vendimin e gjykatës dhe në këtë mënyrë do të marrë fund mosmarrëveshja mes dy palëve, ndërsa Conte do ta marrë dëmshpërblimin e tij.

Në ndërkohë, strategu italian është duke u kërkuar nga disa klube dhe pritet që në sezonin e ri ta marrë nën drejtim ndonjë tjetër klub të madh. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments