Në një intervistë për Sky Sport, pas humbjes 3-0 ndaj Juventusit, Antonio Conte refuzoi të fajësonte lojtarët e tij, duke thënë se dhanë gjithçka në fushë. Meraku më i madh për Conte-n për vazhdimësinë janë përgjegjshmëria e arbitrave. I pyetur për shanset që ka Napoli për të fituar titullin, Conte e quajti absurde.
“Urime Juventusit, por edhe djemve të mi. Nuk ka shumë për t’u qortuar, pasi sonte dhanë gjithçka. Ndonjëherë kalon pengesën, herë të tjera jo. Sot, ia dolëm vetëm pjesërisht. Po lundrojmë në një det të hapur, por nuk po zbresim nga varka”, tha Conte.
Trajneri i Napoli-t, u ndal edhe tek episodi i ndodhur në minutën e 40-të, kur u pretendua për një penallti, pas një kontakti në zonë ndaj Rasmus Hojlund.
“Nuk e pashë. I thashë arbitrit kryesor Marianit, i cili na referoi kundër Veronës, se dy herë ishte thirrur në VAR dhe kishte ndryshuar vendimin e tij. Këto janë situata në fushë; po flasim shumë dhe nuk është mirë”, tha trajneri i Napolit.
“Le të shpresojmë që gjithmonë të ketë ndershmëri nga ata që shikojnë dhe ata që arbitrojnë”, shtoi Conte.
I pyetur edhe për shanset që ka Napoli për titullin, Conte e quajti absurde këtë gjë. “Djemtë po japin gjithçka. E shoh se çfarë po durojnë, madje duke rrezikuar gjendjen e tyre fizike duke luajtur çdo tre ditë. Është një pyetje absurde në këtë moment. Nuk po zbresim nga varka sepse kanë mbetur ende 16 ndeshje lige dhe ka ende shumë objektiva”, përfundoi Conte./telesport/


