Pas largimit nga Vushtria, Samuel Nikaj ka gjetur një skuadër tjetër për të drejtuar. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, klubi Kf Liria, ka njoftuar se trajneri i skuadrës nga Prizreni, në sezonin e ri do të jetë Samuel Nikaj.

“Trajneri shkodran Samuel Nikaj është emri i përzgjedhur nga Bordi i klubit për të drejtuar skuadrën bardhezi drejt Superliges.Samueli tani më njihet si specialist i inkuadrimit të ekipeve në superligë (Flamurtarin dhe sê fundi Vushtrin ) dhe në superiore te Shqipëris me Kastriotin.I deshirojmê trajnerit mireseardhje dhe suksese me klubin tonë.”- shkruan klubi Kosovar.

Vlen të kujtojmë se trajneri shkodran ka drejtuar Vllazninë, Beslidhjen Tërbunin, dhe Kastriotin, në Shqipëri, ku me këta të fundit arriti të siguronte Kategorinë Superiore. Pikerisht drejtuesit i Lirisë shpresojnë që me përvojën e tij, do të bëjë të mundur që, skuadra të arrijë rezultate të kënaqëshme.