Argjentina dhe Kolumbia janë gjysmefinalistët e radhës në kompeticionin “Copa America”. Argjentina mposhti mes spektaklit 3-0 Ekuadorin për të prerë një biletë për në gjysmëfinale. De Pol hapi siparin e golave në minutën e 40-të duke dërguar Argjentinën në dhomat e zhveshjes me një siguri totale.
Edhe pjesa e dytë foli totalisht për kombëtaren albiçeleste e cila gjeti rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera, fillimisht Lautaro Martinez dyfsihoi shifrat në minutën e 84-ët pas një asisti të Leo Mesit, ndërsa në minutat shtesë ishte vetë Mesi I cili vulosi fitoren duke dërguar të tijët në gjysmëfinale.
Në ndeshjen tjetër midis Uruguait dhe Kolumbisë, triumfuan këta të fundit vetëm pas goditjes së 11-metërshave. Edhe pse në fushë më Suarez dhe Kavanin, Uruguai nuk mundi të shkonte më shumë se barazimi pa gola në kohën e rregullt më pas skuadrat iu drejtuan penalltive, aty ku kolumbianët ishin më të saktë dhe triumfuan me rezultatin 2-4.
Argjentina dhe Kolumbia do të ndeshen në gjysmëfinale të “Copa America” në datën 7 korrik, ndërsa gjysmëfinalja tjetër rezervoi një përballje midis Brazilit dhe Perusë.