Media britanike “Birmingham Live” raporton se Philippe Coutinho ka nisur fushatën e quajtur “ejani më merrni”, si lutje adresuar klubit anglez të Manchester United, kur nuk ka kaluar ende një vit që nga transferimi i brazilianit nga Liverpool, për te Barcelona.
Sipas të njëjtit burim, braziliani që po kalon një moment të vështirë te Barcelona, ka rrëfyer te disa futbollistë të “Djajve të Kuq” dëshirën e tij të madhe për tu transferuar në “Old Trafford”.
Paraqitjet zhgënjyese, minutat dhe hapësirat e reduktuara në radhët e skuadrës blaugrana, por edhe kontestimet e fundit nga ana e tifozëve katalanas duket se i kanë dhënë formë të prerë dhe zyrtare vendimit për largimin e Coutinhos në merkaton e verës.