Vllaznia e volejbollit te femrave mori sot fitoren e dyte ne kampionat duke mundur 3-0 Korabin, por trajneri Besnik Lisha nuk eshte shume i kenaqur me paraqitjen e skuadres se tij sepse pritshmerite per te jane me te medha.

Ne nje interviste per “Shkodra Sport” ai shpjegon edhe disa prej largimeve qe kane ndodhur tek Vllaznia e ketij sezoni, duke dhene edhe arsyet pse ka ndodhur kjo gje teksa eshte shprehur: “Eshte e vertete qe kemi mungese vajzash ne organike. E di qe flitet shume ne media dhe portale per largimin e disa vajzave nga Vllaznia, por ju siguroj se asgje nuk eshte e vertete ne keto largime nga ato qe thuhen.

Ne nuk kemi hequr askend, keto lojtare vete kane ikur. Kane ikur sepse jane mesuar te mos bejne stervitje, me marr ato para dhe me qene kampione pa qene kampione.Une nuk besoj tek kjo menyre e te punuarit. Ne po kemi shume veshtire duke punuar fort ne stervitje dhe jo me te mos bejme stervitje.

Shume vajza kane ikur. Kane ikur neper ekipe te tjera ku po nxehin stolin dhe po bejne tifozllek kunder Vllaznise. Me kete skuader kishin mundur te jepnin kontributin e tyre, por nuk deshen dhe kane shkuar neper ekipe te tjera ku nxehin stolin.

Madje kemi vajza te tjera shkodrane qe nuk luajne hiç. Kjo eshte e gjitha ajo çfare ka ndodhur. E verteta eshte se kemi shume nevoje per vajza te tjera dhe e vetmja menyre eshte qe te punojme fort per te rritur vajzat e rej”./SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote prononcimin e trajnerit Besnik Lisha mund ta ndiqni ne linkun e meposhtem: