Nga Taulant OMI

Sqarim i detyrum per disa pseudo-njerez e grupe qe kerkojne te marrin autoresine e organizimit fantastik ne mbeshtetje te kampioneve shkodrane.

Kur bahet nje organizim perfekt thjesht nga dashnija e pasioni per ekipin e Shkodres tone, siç ishte organizimi i shkodranve qe jetojn ne Britani, ku per hir te s’vertetes udhetuan dhe 300 Milje per te mbeshtetur kampionet tona, nga zilia per te patur “firmen” e organizimit, po na trumbetohen emra si klubi Ilir, Alsa apo TKZ etj.

Thjesht mendoj qe duhet sqaru qe asnje organizate mledhese fondesh apo ekipe amatoresh as dhe ndonje “vip”-e nuk jane dhe as kane qene pjese apo organizatore te tifozave te Vllaznise ne asnje nga tribunat qe dominoheshin nga shkodrane dhe shqiptare per te mbeshtete vajzat e Vllaznise.

Tifozat pjese e shume faqeve tifozash te Vllaznise qe diten e perfundimit te shortit filluan bashkpunimin ner grupe whats up per te organizu blemjen e biletave ne grup qe te mundesohej te ishim tane bashke dhe te dominonim te pakten gjysen e tribunave qe ja arritem me sukses ku ne stadium ner 3022 veta te pranishem flitet qe ishin mbi 1600 shkodrane e shqiptare.

Ne nje nga grupet e whatsup u hodh ideja qe t’i behej si dhurate simbolike nje kupe kampioneve tona dhe kostoja do merrej persiper nga kush te kishte deshire me qellimin qe te mos kishte autoresi personale por kolektive dhe u arrit me shume sukses t’u dhurohej nga disa tifoza siç e keni pare dhe videot neper faqe te ndryshme.

Ishte spontane nga te gjithe ne ate grup dhe blerja e mbi 300- 400 biletave per ata qe s’kishin mundsi, ku pata fat te isha dhe une pjese e atij grupi pa kryetar por thjesht tifoze me zemer. Dhe me lanen dopio- gjashten mua tua prezantoj vajzave pasi asnje s’donte te fliste dhe bashke me ta bame nje tekst te shpejte me fjale zemre pasi ishte vone ne mbremje.

Ne fakt u telefonuam nga nje ekip amatoresh ku na kerkohej t’i siguronim rreth 200 bileta falas meqe do na sillnin “vip”-a te panjohur aty apo dhe ndonje ish 0deputet qe per nje gote raki te sillet tane diten si qeni torbes, gje qe ne iu pergjigjem qe skemi asnje tager te siguronim bileta falas as per vete(e turpshme te kerkosh bilete falas kur kostoja ishte vetem £10) dhe meqe kan mbeshtetje dhipash ata mund ti blenin dhe tu shperndanin njerezve meqe operojne me fonde ish deputetesh ose dhe pse jo ti shtronin nje dreke ekipit.

Ne ishim aty thjesht si tifoze te Vllaznise dhe pamvarsisht qe lejuam te vendoseshin flamuj me emertime e tituj qe skishin asnje lidhje me ata tifoze ner tribuna por skishim asnje interes te na dilte emri apo dhe cili grup i whatsup ishim sepse ishim aty per kampionet tona dhe kaq.
Me respekt
Nga nje tifoz i thjeshte i Vllaznise