Është anuluar në momentet e fundit, ndeshja midis Al-Hilal dhe Shabab AlAhli Dubai, e vlefshme për Ligën e Kampioneve në Azi.

Arsyeja është se tek skuadra vendase 15 lojtarë, përfshirë Sebastian Giovinco-n kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Megjithatë, Al Hilal e kishte publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e mbrëmjes së sotme. I detyruar nga rrethanat trajneri i Al-Hilal kishte hedhur në fushë një 11-tshe të përbërë nga 8 lojtarë (shumë prej tyre rezervë) dhe madje 3 portierë.

Mirëpo zyrtari i Ligës së Kampionëve të AFC, duke parë situatën, vendosi që ndeshja të mos zhvillohej.Në profilin zyrtar në tëitter ACL komunikoi përjashtimin nga gara të ekipit të Al-Hilal, për shkak të pamundësisë për të paraqitur një skuadër me të paktën 13 lojtarë në dispozicion.