Kanë kaluar dy vite që kur Cristiano Ronaldo ka shënuar nga goditja e dënimit.
Që kur kaloi nga Real Madridi te Zonja e Vjetër, CR7 nuk ka arritur t’i shënojë asnjë skuadre gol nga gjuajtja e lirë.
34-vjeçari golin e fundit e kishte realizuar ndaj Gremios në Kupën e Botës për klube me Los Blancos.
Kanë kaluar tani 748 ditë, 17,952 orë e 1,077,120 minuta nga goli ndaj skuadrës braziliane.
Gjatë asaj kohe, Ronaldo kishte shënuar dy gola nga gjuajtja e lirë për Portugalinë, njëri ndaj Spanjës në Kupën e Botës.
https://twitter.com/b3naldo7/status/1139806193050742785?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1139806193050742785&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fsport%2F305882%2Fcristiano-po-deshton-me-juventusin-ka-dy-vite-pa-shenuar-nga-goditja-e-denimit%2F