Super-ylli i Al-Nassr dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka zbuluar se çfarë planifikon të bëjë pasi të varë këpucët në gozhdë.
Ronaldo konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave pasi doli në skenë në fillim të viteve 2000. Ai ka fituar pothuajse çdo trofe me klubin dhe kombëtaren.Sulmuesi ka fituar gjithashtu një mori vlerësimesh individuale, duke përfshirë pesë Topa të Artë.
Megjithatë, në moshën 38-vjeçare, Ronaldo është afër fundit të karrierës së tij të shkëlqyer. Super ylli kohët e fundit u largua nga qendra e vëmendjes së futbollit europian, duke iu bashkuar klubit të Ligës Pro Saudite Al-Nassr dhjetorin e kaluar.
Ish-sulmuesi i Real Madridit do të jetë 40 vjeç kur kontrata e tij me Al-Nassr të mbarojë në qershor 2025. Është e vështirë ta shohësh atë të vazhdojë të luajë në nivele të larta deri në të 40-at. I pyetur se çfarë do të donte të bënte pasi tërheqjes, Ronaldo tha për Binance:
“Shumë gjëra. Unë dua të kujdesem, natyrisht, për fushën time të biznesit, e cila është në shumë sektorë, por gjithashtu dua të bëj diçka ndoshta që lidhet me futbollin dhe kam edhe dy ose tre gjëra të tjera që i kam në mendje, por preferoj të mos e them tani”.
Ronaldo tashmë ka një strukturë mbresëlënëse biznesi, pasi ka shfrytëzuar imazhin e tij si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.
Super ylli i Al-Nassr ka gamën e tij të produkteve të stilit të jetesës nën markën CR7. Ai gjithashtu zotëron disa klinika flokësh, duke përfshirë dy në Porto, Portugali.
Grupi i Hoteleve Pestana operon pesë hotele të markës CR7 si pjesë e partneritetit me Ronaldo-n. Ikona portugeze aktualisht po ndërton një kompleks apartamentesh prej 43 milionë sterlinash në Portugali në bashkëpunim me Pestana. Përveç sipërmarrjeve të tij të biznesit, sulmuesi është edhe imazh i disa markave të famshme./telesport/