Adoleshenti i Real Madridit, Arda Guler thuhet se mund të largohet para kohe nga Santiago Bernabeu në merkaton e janarit.
Në fillim të kësaj vere, Los Blancos ishin në një betejë transferimi me rivalët e Barcelonës për nënshkrimin e mesfushorit turk.

Ata fituan garën për kartonin e yllit të ri në një operacion me vlerë deri në 30 milionë euro nga Fenerbahce korrikun e kaluar.

Megjithatë, Guler u pengua nga një dëmtim gjatë turneut para-sezonal të Real Madridit në Shtetet e Bashkuara. 18-vjeçari pati një problem në gju, që e la jashtë fushave deri në fund të vitit 2023.

Pas rikuperimit nga dëmtimi, Guler u bë pjesë e ekipit në fillim të këtij muaji. Ai u aktivizua si zëvendësues në fitoren 1-0 të Los Baloncos në La Liga ndaj Mallorca më 3 janar.

Më pas, ai debutoi si titullar në një fitore 3-1 të Copa del Rey në raundin e tretë kundër Arandina më 6 janar. Por, ish-ylli i Fenerbahçes ka luajtur vetëm tetë minuta në katër ndeshjet e fundit të Los Blancos në të gjitha kompeticionet.

Sipas SPORT, mesfushori i talentuar mund të largohet në huazim për pjesën tjetër të sezonit 2023-24.Guler, kontrata e të cilit me Real Madrid është caktuar të skadojë në qershor 2029, mund të zgjedhë të huazohet këtë muaj./telesport/