Algjeria ruajti vendin e parë në fazën e grupeve të kualifikueseve të në Konfederatën e Afrikës, pasi barazoi 2-2 me Burkina Fasson në stadiumin “Mustapha Tchaker”, të qytetit Blida (shënues: Mahrez 21’, Feghouli 68’/ Sanogo 37’, Dayo 84’).
Por më shumë se rezultati në këtë sfidë bëri bujë sjellja e të dyja skuadrave para kesaj ndeshje, duke bere edhe xhiron e botes ky lajm.
Gjatë seancës stërvitore para ndeshjes, lojtarët e Burkina Fassos u ndërruan në fushë dhe jo në dhomat e zhveshjes, por befasia erdhi më pas kur zyrtarët algjerianë njoftuan që kishin gjetur gurë të zinj magjikë në cepat e fushës së gjelbër.
Përfaqësuesja e Algjerisë, për të hequr magjinë, kishte marrë një shtrigan, ndryshe do ta kishte të pamundur të zbriste në fushë. E duket se i ka vlejtur, sepse algjerianët shmangën humbjen dhe siguruar vendin e parë.