Luhet në temperatura të larta, por si për çudi Superiorja luan me topa që praktikohen kur fushat janë me borë.
Kategoria Superiore këtë javë ka dhuruar një risi të veçantë, topin e ri të edicionit futbollistik të përzgjedhur nga FSHF-ja.
Por me sa duket, vetë futbollistët nuk janë të kënaqur me këtë top të ri. Pakënaqësia ka të bëjë me ngjyrat e tij, të cilat janë të errëta dhe që e bëjnë të vështirë të shquhet, sidomos për faktin se disa skuadra kanë ngjyrën e kuqe si pjesë të kompletit të lojës.
“Kam folur me gjyqtarët e të gjitha ndeshjeve dhe lojtarët kanë shprehur pakënaqësi për topin se është i vështirë të shquhet.
Sidomos në rastin e Partizanit që kishte fanellën e kuqe”, shpjegoi Klajdi Kola, ish-gjyqtari i Superiores në RTSH.