Futbolli nga Amerika e Jugut sjell gjithmonë gjëra pikante, duke filluar nga golat, spektakli në tribuna dhe sherret masive.Këtë herë një tjetër lajm interesant thotë se skuadra nga Venezuela, Deportivo Lara duhet të luajë 2 ndeshje në harkun e 6 orëve.
Kalendari ka përcaktuar se ndeshjen e parë do të luajnë në orën 15:30 për kampionatin vendas në transfertë ndaj Llaneros, ndërsa në orën 21:00 do të luajnë sërish për Copa Libertadores, këtë herë kundërshtar do të jetë skuadra argjentinase e Huracan.
Kujtojmë që në vitin 2018 Boca Juniors u detyrua të luajë dy ndeshje brenda 48 orëve sepse llogaritë e kalendarit ishin bërë gabim.
Këtë herë CONMEBOL nuk ka faj sepse ka qenë federata e Venezuelës që e ka bërë kaos kalendarin e kampionatit, për shkak të trazirave dhe kaosit politik që ka kapluar këtë shtet.
Për të ofruar sigurinë e organizimit të një ndeshje federata deklaroi se nuk mund të ketë asnjë ditë dhe orar tjetër që të zhvillohet ndeshja për kampionat./telesport/