Superliga shqiptare e futbollit ka zhvilluar 15 nga 36 javët e këtij sezoni. Elita e Shqipërisë ka njohur në këto javë një rast unik, teksa gjysma e trajnerëve janë larguar nga skuadrat. 10 klubet e Superligës kanë parë 5 të larguar, duke qenë ndër të vetmet liga që largojnë gjysmën e trajnerëve.
Gjithçka nisi me Laçin, teksa nga kurbinasit do shkarkohej pas pesë javësh malazezi Dejan Vukicevic. Vendin e tij do e merrte Mirel Josa, që ka kthyer në identitet bardhezinjtë.
Rasti i dytë i largimit ishte ai I Gugash Maganit, trajnerit që la Egnatian në javën e 10-të. Vendin e tij te rrogozhinasit e mori Zekirija Ramadani. Saga e largimeve vijon me zëvendësimin e Ramadan Ndreut me Emiljano Çelën te Kastrioti. Ndreu u pezullua me 12 javë nga Disiplina, duke sjellë këtë vendim të krutanëve.
Largimi i katërt nga stoli është edhe më interesant. Edi Martini do jepte dorëheqjen nga Teuta pas javës së 11-të dhe vendin e tij do e merrte Renato Arapi. Pas vetëm dy ndeshjesh, Martini do rikthehej sërish në stolin e durrsakëve.
Largimi I pestë dhe I fundit është ai i Ilir Dajës. Sezoni jo I mirë me Partizanin dhe humbja në derbin e kryeqytetit me Tiranës, sollën dorëheqjen e teknikut të Demave. Në 15 javë kampionat, klubet e elitës kanë ndërruar pesë trajnerët./newsport/