Ne futbollin shqiptar çdo dite e me shume degjon çudira nga me te ndryshmet dhe nje e tille eshte mesuar edhe pasditen e sotme teksa nje futbollist i cili kishte firmosur vetem tre dite me pare me nje nga skuadrat e Superliges, sot eshte larguar prej saj.

Behet fjale per Dren Gashin i cili është larguar nga skuadra e Erzenit. Vetëm pak ditë ka zgjatur aventura e sulmuesit kosovar me shijakasit teksa ka ndërprerë menjëherë bashkëpunimin.

Është klubi i Erzenit që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar tregon se palët i kanë dhënë fund marrëveshjes. “Dren Gashi, afrimi i para pak ditëve, ndërpret kontratën dhe largohet nga Erzeni”, thuhej në njoftimin e klubit shijakas.

Nuk dihet se pse kjo zgjedhje befasuese e sulmuesit i cili ka provuar të luajë më parë edhe me Egnatian në kampionatin shqiptar. Nje enigem qe me siguri do te marre pergjigje ne ditet ne vijim, por kjo eshte diçka e cila nuk duhet te ndodhe ne nje klub profesionist.