Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, u shfaq mjaft i zhgënjyer nga humbja me Flamurtarin. Ai duket i mërzitur pas disfatës me ekipin vlonjat.

Shkodrani ka humbur kundër Partizanit, Skënderbeut dhe tashmë kundër Laçit, takimi kundër Tiranës mund të vendosë fatet e tij. Një kundërshtari që ka shumë nevojë për pikë.

Humbja – “Nuk ka vend për keqardhje, mund të gabohesh një herë e dy, kur vazhdon në vazhdimësi me gabime amatoreske. I dhurojmë golat kundërshtarëve që na vënë në presion. Kundërshtari erdhi për të shfrytëzuar shtatlartësinë e tyre, goditjet standarde.

“Kemi punuar gjatë javës, përsëri gabojmë. Edhe në golin e dytë ekipi humbi toruan e ekuilibrin, me pak forca mbrapa. Habitemi nga dëshira për të shënuar e nuk mbron e pëson. Në pjesën e dytë, kundërshtari kishte marrë masat në çdo aspekt, jo vetëm në fushën e lojës.

“Kjo gjë ndodhi që në momentin kur pësuam të parin, ndryshuam vendosjen. Deshëm ta nisnim më të kujdesshëm nga mungesat, nuk mund ta nisnim me aventurë ndeshjen. Ia bëmë shumë të lehtë kundërshtarin, nuk kishim çfarë të pritshim më dhe kaluam në aventurë.

Shkodra luajti i dëmtuar pas disa ndërhyrjeve, u bënë disa ndeshje që faulle nuk ka për ne e kartona për kundërshtarët. Edhe Shafik që nuk ka tipare mbrojtëse e kthyem mbrapa. U detyruam. Shënuam shpejt, kishim raste të tjera por futbolli i tillë është”, – u shpreh Cungu.