Trajneri i Kuëksit, Armando Cungu, fajëson në radhë të parë fatin për mungesën e fitores ndaj Teutës, me shkodranin që mendon se prej javësh fitorja mungon vetëm për shkak të fatit të keq. Në “Gol pas goli” në Supersport trajneri i verilindorëve analizon ndeshjen kundër Teutës dhe e pranon se mungesat e shumta dhe dëmtimet janë problem i madh, për një skuadër që ka humbur ekuilibrat dhe lojtarët liderë.

Ndeshje me dy fytyra: “Nuk ishte ndeshje e lehtë kundër Teutës, nj skuadër e riorganizuar dhe me lojtarë cilësorë e me ecuri të mirë. E nisëm keq, për 15 minutat e para vuajtëm presionin, por më pas u futëm në lojë. Në momentin tonë më të mirë patëm një pakujdesi dhe shkaktuam një faull, prej nga erdhi goli. Ishte sërish çështje fati, që po na mungon këto kohë. Më pas skuadra u mundua shumë dhe në pjesën e dytë dominuam, në çdo drejtim, por për fat të keq shënuam vetëm një gol dhe për fat të keq nuk erdhi një fitore që do ishte mëse e merituar.

Goli i anuluar Rexhinaldos? “Është i rregullt, duket qartë. Edhe pas ndeshjes kemi marrë dhjetëra mesazhe që na thonë që goli ishte i rregullt. E dinë arbitrat, nuk di ç’të them. Nuk mund të flitet për gabime të tjera të arbitrit, kur anulohet një gol i rregullt është vendimtar për fatet e ndeshjes, të tjerat janë dytësore. Po të shënonim, ekipi do luante më i qetë, me durim dhe me ekuilibër, ndërsa nuk mund të diskutojmë për rastet e tjera të dyshimta.

Ritmi me luhatje i Kukësit: “E para, është mungesa e lojtarëve në pozicione të caktuar, lojtarë që i kanë dhënë shumë Kukësir ndër vite. Së dyti, kemi disa lojtarë që pop sakrifikojnë dhe po luajnë me dëmtime, që prej ndeshjes ndaj Laçit. Pastaj ka edhe probleme psikologjike që po rëndojnë skuadrën. Kundër Flamurtarit e Tiranës luanim për fitore, duhej të fitonim dhe nuk e arritëm, ndaj lojtarët nuk janë të qetë dhe kjo po i pengon, pavarësisht se mundohemi t’i mbajmë sa më të qetë. Edhe unë kam lëvizur paksa në aspektin taktik, duke ndryshuar skemë në raste të caktuara, diçka e rrezikshme kur ke kaq shumë mungesa, por e detyruar kur je në disavantazh”.

Merkato në janar? “Kemi vend për përmirësim, nuk ka ekip që nuk do lojtarë. Dëshirat janë të mëdha, sa më shumë lojtarë cilësorë të kemi aq më mirë do jetë. Futbolli në fushë po më jep të drejtë kur them që Kukësi luan futboll të mirë, përtej dëmtimeve, ndaj jam shumë i kënaqur. Problem është lehtësia me të cilën pësojmë gol dhe vuajtja për të shënuar, sepse shpenzojmë shumë energji dhe duhet ta rregullojmë këtë defekt. Do të vijojmë me këtë grup dhe lojtarët do të përmirësohen, por nuk kemi kohë, sepse ndeshjet kalojnë dhe duhen rezultate”.