Humbja e sotme i ka djegur shumë. Por jo vetëm Armando Cungut. Më shumë se kujtdo tifozëve që zhgënjehen gjithnjë e më tepër apo dhe investimit të bërë nga Bashkia. Ja si është shprehur ai për “Supersport” pas ndeshjes.
Për ndeshjen e sotme
Sa i përket ndeshjes sot ishtë një ndeshje e mirë në përgjithësi. 45 minutat e para ishim mirë, ndërsa në pjesën e dytë pashë një ekip të shëmtuar. Nuk mund të rri pa përmendur edhe pak gjykimin i cili edhe sot nuk mund të qëndronte pa i dhënë një dorë kundërshtarit”.
Për situatën që po kalon Vllaznia
“Normalisht që nuk është një situatë aspak e mirë kjo që po kalojmë. Dihet që rezultatet e para në këto jave nuk kanë çfarë t’u komentosh. Sidomos kur në fushën tonë kemi marrë vetëm 1 pikë. Si duket e kemi marrë lehtë dhe kemi harruar vështirësitë”.
Shmangia e përgjegjësisë
“Nuk e di se kur lojtarët do të marrin përgjegjësi, jo vetëm lojtarët për të shënuar gol. Natyrisht mungon ai sulmuesi kryesor, por lojtarët duhet të mbajnë përgjegjesite e tyre. Kjo është Vllaznia, këta janë lojtarët që kemi në ekip, por jam i bindur që forca jonë është akoma më e madhe dhe mendoj se këta djem mund të bëjnë më shumë”.