Fitorja e mbrëmshme e Liverpulit në finalen e Uefa Champions Leaugue padyshim që ka entuziasmuar shumë tifozët e kësaj skuadre në mbarë botën. Në fakt edhe në Shqipëri ka një grup tifozësh anglezë të cilët janë “fanatikë” në mbështetje të futbollit të këtij vendi.

Por në fakt tifozë të Liverpulit ka edhe në Shkodër, madje tifozë “VIP” dhe që nuk janë krijuar sot që kjo skuadër është në majën e futbollit europian.

E kemi fjalën për Armando Cungun, trajnerin e njohur shkodran që njihet për simpatinë e madhe që ka për futbollin anglez dhe në veçanti për ekipin e Liverpulit.

Dhe jo vetëm ai. Në familjen “Cungu” të gjithë janë bërë tifozë me këtë skuadër, edhe bashkëshortja e tij por edhe dy fëmijët, vajza dhe djali. Ky i fundit luan me Akademinë Vllaznia.

Të katër ata e kanë ndjekur me shumë vëmendje këtë finale dhe për më tepër, të veshur me fanellën e Kampionëve të Europës dhe këtë gjë e tregon më së miri edhe fotoja e këtij shkrimi.
© shkodrasport.com