Ernest Gjoka e mbyll sezonin 2018/2019 me objektivat e vendosura bashkë me presidentin Gjici. Tekniku i verilindorëve deklaroi pas finales së Kupës së Shqipërisë me Tiranën se nuk ka rëndësi planet e së ardhmes së ekipit të tij, pasi sot ekipi dhe tifozët duhet të festojnë Kupën e Shqipërisë.

“Moszëvendësimi i Valdet Ramës dhe goli i Reginaldos: Thjesht Valdeti më tha: ‘Bëj gati lojtarin’. Kur më erdhi afër, më tha: ‘Jam shumë mirë’. Kaq, çdo gjë normale.

Sigurisht, duhet të kemi vazhdimësi. Duhet të synojmë për më gjatë. Gëzohem shumë për këtë trofe. E lashë me trofe para dy vitesh dhe e gjeta prapë trofe. Kukësi i ka dhënë një standart ndryshe futbollit shqiptar. Ishalla të kemi fat në kupat e Europës.

Sot është dita për të gëzuar dhe festuar, kemi marrë trofeun. Pastaj të shohim për skuadrën. E mora skuadrën me 1001 probleme. Kemi sakrifikuar shumë. Sot fituam, të tjerat s’kanë rëndësi.

Boshti i skuadrës do të jetë, sepse ka shumë cilësi dhe do të ndërhyjmë në ato pika që duhen me shumë kujdes.

Nuk është gjë shuëm e vështirë. Ika nga Kukësi kur dështuam në raundin e parë të Champions-it, ishte objektiv i përbashkët. Kisha mision deri në kupat e Europës, kontrata ishte për të kaluar raundin e parë.

Ëndrra ime të shkojmë në grupet e Europa League. Jam gjithmonë me çantë në dorë. Se sa arrij të shkoj në Europë, kjo pak ka rëndësi, mbetet për t’u bërë pastaj.

Në këtë botë ka gjithmonë më të mirë, më të mençur se ne. Nuk kemi pse mërzitemi.

Mundohem gjatë gjithë kohës të bëjmë detyrat. Finalet janë të vështira, është e rëndësishme të gjejmë mjetet për finalen. E rëndësishme është që i rikthyem titullin pas dy vitesh”, përfundoi Ernest Gjoka.

E bija e Ernest Gjokës, basketbolliste e Tiranës: “Mërzitem pak që nuk e fitoi Tirana”.

Përgjigjia e Gjokës: “Ke katër trofe, çfarë do më?!”