Rreth një muaj nga starti i botërorit të peshngritjes që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dyshja e pandarë prej shumë vitesh tashmë, Erkand Qerimaj dhe trajneri i tij Zef Kovaçi vazhdojnë përgatitjet. “Kemi 3 muaj që stërvitemi. Jam në gjendje shumë  të mirë dhe pretendoj të përsëris rezultatin që më dha dy medalje në kampionatin europian”, thotë Qerimaj.

Objektivi për të qenë në vendet e para në botë në kushte të tilla duken për këdo paradoks, përveç trajnerit Zef Kovaçi.“Nuk është paradoks që kështu me këto kushte që kemi të pretendojmë rezultate. Unë kam 25 vite që ngre zërin për kushtet por sportistë tanë janë të një niveli shumë të mirë. Do të pretendojmë të jemi brenda 6-shes së parë”, deklaron trajneri.