Nderprerja e kampionatit per shkak te ndeshjeve te kombetares shqiptare i ka sherbyer futbollisteve te Vllaznise per te bere pak pushim ne kete periudhe.

Si rrjedhoje, mesohet se trajneri Brdariç i ka lene futbollistet titullare pushim deri te merkuren, nderkohe qe pjesa tjeter ka vijuar me procesin stervitor.

Nje praktike e tille eshte e zakonshme ne kampin shkodran sepse stafi teknik aplikon stervitje me ngarkesa ne periudha te caktuara dhe kur vjen puna pastaj tek pushimet, i le futbollistet 2-3 dite lirshem.

Kjo ka dhene efektin e vet gjate sezonit te kaluar sepse skuadra ka qene “on top” nderkohe qe duhet pare tashme ecuria e saj ne sezonin qe sapo ka nisur.

Siç e dime, pas kater javesh kampionat, Vllaznia ka grumbulluar 6 pike dhe per momentin ndodhet ne vendin e katert te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/