Pavarësisht se me 10 lojtarë për 45 minuta, Vllaznia bëri mirë në fushë dhe e kërkoi deri në fund fitoren. I këtij mendimi është ish- trajneri i njohur i shumë skuadrave në Shqipëri, përfshi këtu edhe atë shkodrane, Mirel Josa.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Sport Neës” teksa duke analizuar ndeshjen e luajtur në Korçë, ka nxjerrë edhe konkluzionet e atij barazimi 0-0 që u siglua në fund të saj teksa ka thënë:

“Ndeshjen Skënderbeu- Vllaznia do ta ndaja në dy fraksione. Në pjesën e parë Skënderbeu mund ta godiste Vllazninë në momente të caktuara. Ka qenë portieri Zogoviç që në 2-3 momente e ka shpëtuar këtë skuadër nga pësimi i golit.

Ndërkohë në pjesën e dytë, me inferioritetin numerik të shkodranëve, pas daljes së Adilit me karton të kuq, prisja një Skënderbe më agresiv, gjë që nuk e bëri.

Ndërkohë Vllaznia deri në momentin që mbajti në fushë dy sulmuesë fundorë, ndonëse ishte me 10 lojtarë, donte ta fitonte ndeshjen sepse në fund të fundit me këtë qëllim kishte ardhur sepse mbajti në fushë qoftë Latifin, qoftë sulmuesin kroat Aralica.

Madje më vonë futi në fushë edhe Gjurgjeviç, por për mendimin tim Skënderbeu me epërsinë numerike që kishte në fushë gjatë pjesës së dytë duhej të bënte më shumë, por nuk e bëri këtë”./SHKODRA-SPORT.COM/