Trajneri i Laçit, Armando Cungu, pas fitores 1-4 ndaj Skënderbeut, është shprehur për Supersport, se është i kënaqur me skuadrën dhe ka folur me superlativa për sulmuesin Nabueze.
“Mendoj se kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe ishim agresivë, duke mos e lejuar kundërshtarin. Jemi shprehur mirë në fushën e lojës dhe kjo më bën të ndihem mirë.
Nuabueze ka shënuar 7 gola për 4 javë. Është një lojtar për ekipin, nuk është individualist. Kishim mundësi edhe për të shënuar gola të tjerë. Jo vetëm ai, po i gjithë ekipi funksionoi mirë.
Nabueze është një sulmues shumë i fuqishëm, mban ekipin para dhe po rezulton shumë i rëndësishëm për skuadrën. Një tjetër sulmues është edhe James, që unë kam trajnuar më parë tek Laçi.
Laçi futet në fushë për të marrë maksimumin. Këto gjëra i kemi bërë shumë mirë në këto javë. Mendoj se tashmë nuk ka asnjë justifikim përsa i përket aspektit psikologjik. Është në nivelin maksimal, dhe tashmë është shumë e rëndësishme me këtë ritëm dhe të zgjasim sa më shumë të jetë e mundur”, është shprehur Cungu.