Sulmuesi brazilian i Vllaznisë, Victor Da Silva, do të jetë mungesa e vetme për takimin ndaj Partizanit. Ai u dëmtua pikërisht ndaj Partizanit në takimin e Kupës, teksa tashmë po vijon terapinë.
Nga sa mësohet, sulmuesi e ka të pamundur që të riaftësohet dhe kështu do të mungojë për ndeshjen e nesërme ndaj Partizanit
Ndërkohë, probleme muskulore kanë shfaqur pas ndeshjes së fundit ndaj Teutës, edhe Ardit Hoxhaj dhe sulmuesi Ante Aralica.
Megjithatë, këta të fundit nuk rrezikojnë të mungojnë ndaj Partizanit, pasi janë probleme fizike të vogla, teksa mësohet se janë rikuperuar plotësisht.
Ato priten që të jenë të gatshëm për sfidën e rradhës ndaj Partizanit. Vllaznia kërkon minimalisht të arrijë vendin e katërt deri në fund dhe kjo sfidë do të vendosë shumë për fatet e këtij sezoni.
Maringlen ZHIVANI