Ardhja e dy basketbollisteve cilesore nga merkatoja duket se nuk i ka sherbyer ashtu si duhet Vllaznise. Ne ndeshjen e rradhes, ajo eshte mundur brenda ne Shkoder nga Studenti me rezultatin 62-66.
Nje ndeshje qe dhuroi emocione ne fakt dhe nisur nga menyra si u zhvillua jo, ne fillim krijoi bindjen se do te ishte Vllaznise fituesja, por ne gjysmen e dyte gjerat ndryshuan.
Me Bujarin e Daboviç ne formacion, trajneri Gjeçaj padyshim qe shpresonte te kishte nje ekip me te forte ne fushe dhe ne 20 minutat e para gjerat shkuan mire. Vajzat kuqeblu e udhehoqen ndeshjen deri ne 12 pike avantazh dhe ne pushim ekipet kane shkuar me nje diference prej 8 pikesh.
U duk se gjerat do te vijonin ne kete menyre por Studenti reagon. Perioda e trete do te mbyllej ne barazim 45-45. Ne 10 minutat e fundit nderkohe miket luajne me mire. Ato e kalojne rezultatin ne favorin e tyre dhe ndonese ne dy minutat e fundit ndjejne edhe peshen e largimit te dy prej titullareve me 5 personale, serish mbahen.
Bujari me dy trepikesha dhe me pas edhe Mustafa mundohen t’i japin barazimin Vllaznise, por kjo nuk ndodh per asnje moment. Studenti arrin te fitoje me rezultatin 66-62 duke marre nje fitore shume te rendesishme brenda ne Shkoder.
www.shkodrasport.com