Vllaznia pasi siguroi edhe matematikisht ngjitjen në Superiore tashmë është e përqendruar te një tjetër synim dhe bëhet fjalë për fitimin e titullit kampion të Kategorisë së Parë.

Trajneri Agim Canaj duket se është i bindur dhe ka besim se skuadra e tij është e aftë ta thyejë Bylisin.
Vllaznia këtë fundjavë e ka pushim, por trajneri Agim Canaj është vënë në kërkim të një ndeshje miqësore dhe kërkon që të testojë skuadrën.

Trajneri Agim Canaj ka mbajtur pranë gjirit të skuadrës edhe disa lojtarë të rinj, por nuk ka ndërmend që të bëjë eksperimente, as në ndeshjen me Erzenin pasi synohet titulli kampion.

Ndaj edhe trajneri Canaj ka kërkuar edhe një miqësore për fundjavën, në mënyrë që ta ketë grupin sa më të karikuar për finalen ndaj Bylisit, për të cilën ende nuk është përcaktuar as data, as vendi dhe orari i zhvillimit të saj./vipsport/