Bujar Pregja është përplasur me Ermal Tahirin në panelin e emisionit “Skaner”. Specialisti i gjykimit ndërhyri në momentin kur po analizohej penalltia e dhënë kundër Tiranës me Bylisin.

Pregja i theksoi Tahirit se është faull në çdo moment, edhe pse preket apo jo topi. Debati agravoi aq sa filluan të ngrinin zërin në këtë panel të këtij emisioni sportiv. Më poshtë njihuni me debatin mes palëve.

DEBATI

Pregja: Nuk është argument se ka prekur apo jo topin.

Tahiri: Është fjala ime. Jemi në demokraci. Për mua nuk është.

Pregja: Nuk thuhet me thikë.

Tahiri: Ore për mua po them. Dëgjo çfarë po të them. Në fushën e futbollit tim që kam qenë sulmues, nuk është penallti. Në fushën tënde të arbitrimit jepe ti.

Pregja: Atëherë mos jep mendim.

Tahiri: Nuk ma ndalo dot te ti te fusha ime e futbollit. Mua më kanë shtyrë edhe me duar, nuk më kanë dhënë penallti. Është mendimi mër vlla. Pse ma kundërshto mër vlla.

Pregja: Nuk më ndalo dot ti mua nëse ndërhyj ose nuk ndërhyj. Ndërhyva se the se sulmuesi nuk e ka kapur topin. Nuk më ndalo dot ti mua të flas.

Tahiri: Ti je arbitër? Ti je? Nuk je arbitër. Ti je shef, vetëm kontrollon.

Pregja: Edhe ti nuk je futbollist. Edhe ti ke qenë. Edhe ti s’je më. Ndërhyre te pjesa teknike se the se nuk është faull se nuk kap topin ai. Nuk ka rëndësi, nëse e kap apo jo topin. Nuk është dyluftim. Mbrojtësi nuk interesohet për topin.

Tahiri: Te topi shkojnë të dy ata.

Pregja: Lojtari i Tiranës shkon me shpinë, e shoqëron me dorë shtytjen. Ku lufton për topin mbrojtësi? Fare, fare nuk është.