Rezart Dabulla mendon se Tirana po ecën drejt titullit kampion dhe se vështirë se do të ndalet. Ai e cilëson “katastrofë” nëse skuadra bardheblu do të humbasë avantazhin e krijuar, siç bëri Vllaznia një vit më parë.
Në studion e “Sport News Plus” në “News 24:”, ai u ndal edhe te Partizani, duke theksuar se nuk e shihte skuadrën e kuqe duke siguruar një vend në Europë në edicionin e ardhshëm.
“Rezultatet e Tiranës nuk janë rastësi, tregon se është në rrugë të mbarë por asgjë nuk ka mbaruar. Duhet të shijojnë një fitore me këto shifra ndaj një rivali direkt. Ka krijuar diferencë dhe do jetë katastrofë t’i ndodhi Tiranës ajo që i ndodhi Vllaznisë.
Partizani është i rrezikuar në Europë. Nuk e shoh të luajë futboll në këtë sezon më mirë se Tirana, Vllaznia, Kukësi e Laçi që luajnë për Europë. E shoh të vështirë ta arrijë.
Por mund të konsolidojë ekipin për vitin tjetër, lojtarët, stafin, të fillojë planet për sezonin tjetër. Këtë sezon vetëm po fitoi Kupën mund të quhet i suksesshëm sezoni, për mua mund të quhet edicion i dështuar”, tha Dabulla.