Teuta mposhi me rezultatin 1-0 Erzenin dhe u kualifikua në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Pas sfidës foli edhe trajneri i durrsakëve, Edi Martini.

“Jam i kënaqur ishte një ndeshje e vështirë, ne i kemi bërë ndeshjet e barabarta me ekipet e tjera. E meritonim këtë kualifikim. Ne humbëm shpërqëndrimin me Laçin vetëm 10 minuta dhe për këtë arsye humbëm.

Teuta nuk është një ekip që mendon vetëm për renditjen e mirë në kampionat, ne kërkojmë Kupat e Europës. Daci më pëlqen si lojtar dhe e komplimentoj shumë. Kemi pasur problemet tona dhe kam besim tek djemtë.

Emiljano Vila vjen pas dëmtimit dhe të tjerët mund të japin shumë për ekipin. Kjo fitore ishe e rëndësishme pas humbjes me Laçin që djemtë të shohin veten se kush janë. Do na shërbejë për në vijim,” u shpreh Martini gjatë një prononcimi për Oversport.