Ish- futbollisti i njohur Përparim Daiu ka folur në lidhje me ecurinë e Vllaznisë dhe është ndalur edhe tek deklarata e trajnerit Brdariç pas ndeshjes me Skënderbeun, kur deklaroi se “ky është maksimumi i kësaj skuadre”.
“Deklaratën e Brdariç se ky është maksimumi i skuadrës, e shoh shumë të sinqertë. Por nga sa kuptoj, ai po vuan presionin që ekziston rreth skuadrës, ashtu si dhe te lojtarët.
Të mos harrojmë se në fillim të sezonit askush nga ne, as parashikuesi më i madh nuk e kishte menduar Vllazninë në këto nivele. Askush nuk tha se kjo skuadër do të ishte pretendente për kampion.
Por me lojërat që zhvilloi, gjithëkush besoi. Edhe vetë skuadra filloi të besojë, por ndërkohë kjo intervista e fundit e trajnerit, tregon qartë se tashmë presioni është i madh dhe ai ka filluar ta ndjejë këtë gjë.
Kur trajneri thotë që ky është maksimumi, mund të ketë efekt negativ tek skuadra”- ka deklaruar Daiu./SHKODRA-SPORT.COM/