Ish-futbollisti dhe trajneri, Përparim Daiu, ishte i ftuar special në studion e emisionit “Sport Neës Plus” të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”. Ndër të tjera, 51-vjeçari nga Kavaja, foli për përballjen mes Vllaznisë dhe Teutës, që do të zhvillohet ditën e hënë.
Teuta është si puna e Interit, nuk prodhon lojë, por arrin fitore cinike, me 1 gol. Martini ka nxjerrë mësime nga humbja në Shkodër. Ka edhe Starovën në krah që është mjeshtër i katenaços, që nuk zhbalancohet kollaj.
Brdariç ka një stil gjerman. Në momentin që humbet Vllaznia, humbet edhe shanset për titull. Më pëlqen që të dalë barazim dhe të përfitojë Partizani. Vllaznia do e kërkojë më shumë fitoren.
Ka dhe anën tjetër të medaljes, që eksploron më shumë, rrezikon më shumë, duhet të jenë me këmbë në tokë. Fitues do të jetë ai që gabon më pak. ”, u shpreh ndër të tjera Daiu.