Nje tjeter futbollist i Akademise Vllaznia do te nise nje aventure te re jashte vendit. Kete here behet fjale per Flori Leken, futbollistin e datelindjes 07.03.2003, i cili deri para pak kohesh ka qene pjese e ekipit Vllaznia U16.

Ai ka kaluar nje prove disaditore ne Itali tek ekipi AC Bra, prane Torinos me te cilin ka zhvilluar dy ndeshje kontrolli dhe ne te dyja ka shkelqyer duke shenuar madje edhe nga nje gol.

Kjo ka bere qe drejtuesit e kesaj Akademie te kerkojne ta mbajne ne rradhet e tyre dhe madje diten e sotme kane bere edhe prezantimin e tij. Megjithate per momentin ai nuk mundet te firmose dot kontrate me to sepse i duhet te zgjidhe me pare problemin e dokumentacionit te lejes se qendrimit ne Itali.

Vete Leka ne nje prononcim te shkurter per “Shkodra Sport” pas prezantimit te sotem, eshte shprehur: “Jam shume i lumtur me menyren si po me shkojne gjerat. Kuptohet se endrra ime ka qene gjithmone te luaje ne nje kampionat me te forte dhe per kete arsye, kjo mundesi qe mu dha per te treguar vlerat e tij tek ky ekip, u shfrytezua ne maksimum nga ana ime dhe paraqitja e bere ka lene te kenaqur drejtuesit te cilet me kane kerkuar te qendroj me ta.

Per momentin do te luaj me ekipin U17 te kesaj Akademie ku do te mundohem te tregoj vlerat e mia me te mira”- ka thene ai. Flori Leka nderkohe eshte pjese e kombetares U17 te Shqiperise dhe padyshim qe kjo ia rrit edhe me shume vlerat atij.

Tashme per te ka nisur nje aventure e re te cilen e ka marre me shume deshire dhe do ta mundohet ta realizoj sa me mire per te çuar deri ne fund endrren e tij per te luajtur ne futbollin italian.
© shkodrasport.com