Trajneri Ilir Daja në prononcimin për Supersport është shprehur i kënaqur për ambientin në Shkodër, ndërsa vlerëson gjestin e Ditës për t’i lënë shiritin e kapitenit, Jashanicës. Ndër të tjera tekniku u shpreh se Krasniqi duhet të jetë në formën maksimale për t’u aktivizuar nga fillimi.
“Ambient fantastik me tifozeri të mrekullueshme. Ishte me dy tablo në pjesën e parë e kishim ne iniciativën në pjesën e dytë e kishte Vllaznia. Në fund shënuam dhe vazhdojmë serinë e ndeshjeve të mira. Na buzëqeshi fati në fund. Krasniqi ende nuk ka gjendjen e duhur fizike, me cilësitë e Krasniqit nëse i mungon shpejtësia nuk ka rendiment të lartë. Prandaj e vonuam edhe ndërrimin. Krasniqi ka qenë sulmuesi i parë dhe mungesa na ka penalizuar”.
Aktivizimi i vonshëm i Krasniqit- “Më mirë një Krasniq në formën e tij më të mirë sesa të shpejtonim ta hidhnim në fushë dhe të dëmtohej sërish. Menash po bën mirë dhe nuk ka eksperiencën për lëvizjet prerëse pas shpine dhe dell në pozicion jashtë loje se nuk gjen kohën e duhur për t’u nisur.
Por, në këto ndeshe ka bërë mirë. Duhet të jetë më mirë para porte, por është lojtar i ri dhe është forcë e shtuar brenda ekipit. Përshendes rikthimin e Jashanicës.
Mendoja se nuk do ishte në 10%, por që është në lojtar që i jep siguri qofte në tokë ashtu edhe në ajër. Për t’u vlerësuar gjesti i Ditës që i dha shiritin. Bregu do na krijojë vakum, pasi në sulm është nga më te mirët jo vetëm te Skënderbeu por edhe në Shqipëri. Shpresoj të vonohet transferimi që të na ndihmoj por më [pas do i shërbej politikave të klubit por edhe vetë lojtarit”, u shpreh Daja./vipsport/