Nje nga futbollistet me te cilet Vllaznia kontaktoi gjate merkatos se janarit, pikerisht Azdren Llulaku, ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e fundit përgatitore që ka zhvilluar skuadra e Konkordias.

Në sfidën testuese përballë Progresul Spartak, sulmuesi shqiptar ka realizuar golin e barazimit në fund të fraksionit të parë. Progresul shënoi në minutën e nëntë me anë të Radu dhe ishte Llullaku që barazoi shifrat në të 44-tën.

Më tej, të dyja skuadrat shënuan edhe nga një herë në pjesën e dytë dhe ndeshja përfundoi barazim 2-2. Në pjesën e parë të sezonit në Ligën e Dytë rumune, Llullaku ka shënuar 4 gola në 14 ndeshje, nga të cilat të gjitha i ka nisur titullar.

Ardhja e ketij lojtari te Vllaznia nuk u realizua sepse ne fakt sic dhe u deklarua, kishte kosto te madhe financiare per kuqeblute te cilet hoqen dore prej tij.