Friday, May 1, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEGJYSMËFINALJA/ Vllaznia U17 e vajzave 'e kthen në stërvitje' ndaj Elbasanit. Fiton...

GJYSMËFINALJA/ Vllaznia U17 e vajzave ‘e kthen në stërvitje’ ndaj Elbasanit. Fiton 8-0 dhe kualifikohet në finale

Ashtu siç pritej, Vllaznia U17 për vajza ka fituar ndeshjen ndaj Elbasanit në gjysmëfinalen e play-off të kampionatit dhe është kualifikuar për në finale ku do të ndeshet me fituesen e çiftit Apolonia- Partizani. Ekipi shkodran nuk e ka patur aspak të vështirë të fitojë ndaj elbasanaseve në takimin e luajtur pasditen e sotme në fushën e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë dhe në fund të 90 minutave është fiksuar rezultati i thellë 8-0.

Protagonistja kryesore e këtij suksesi ka qenë sulmuesja Ecrin Ileri e cila në këtë takim ka shënuar tre gola, duke u ngjitur në këtë mënyrë në kuotën e 23 golave të shënuar në kampionat dhe vijon të kryesojë renditjen e golashënueseve më të mira të kampionatit. Nuk ka mbetur prapa në kët ndeshje edhe futbollistja tjetër Aldisa Kronaj.

Ashtu si ndaj Partizanit javën e kaluar, edhe sot ajo arriti të shënonte dy herë në portën kundërshtare duke kontribuar kështu në fitoren e thellë të ekipit të saj. Me këto 2 gola, Kronaj ngjitet në kuotën e 12 golave të shënuar. Të mos harrojmë se kjo futboliste është bashkuar vetëm në muajin janar me Vllazninë sepse më parë ka qenë pjesë e ekipit Atletik dhe si rrjedhojë me një gjysëm- kampionati të luajtur me ekipin kuqeblu ka shënuar një numër të kënaqshëm golash.

Tre golat e tjerë janë shënuar nga futbollistet Megi Faslija, Egla Hoxha dhe Eglisa Hardhija, të cilat në këtë mënyrë kanë ndihmuar Vllaznia U17 të drejtuar nga trajnerja Paula Jaku, të shkojë në finalen e kampionatit aty ku pavarësisht emrit të kundërshtarit, do të synojnë padyshim fitimin e titullit kampion edhe për këtë sezon.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments