Ylli Shameti është i bindur se Vllaznia vazhdon të ketë një avantazh të konsiderueshëm ndaj ndjekësve. Por ish-futbollisti mendon se sipas tij, shkodranët kanë mundësinë për të gabuar edhe një herë tjetër.

Përndryshe do të prishnin gjithçka që kishin ndërtuar deri tani, në një intervistë per “Fax Sport”. Ai theksoi gjithashtu se një ekip që kishte marrë hov ishte Laçi, kurse pengesë për titullin e Partizanit ishte një sulmues goli.

“Vllaznia ka bërë një kampionat shumë të kujdesshëm, ka pikë mjaftueshëm për të gabuar ndoshta edhe një herë, jo më shumë. Mendoj se Laçi ka bërë në fitore shumë të madhe në Shkodër. Përveç se është një fitore e rëndësishme në një fushë të vështirë për të gjithë, ka rritur edhe grintën për të shkuar më lart për të rivalizuar Vllazninë.

Partiznai me atë lloj ekuilibri që ka pasur, po vazhdon me të njëitn ritëm. Nuk di si do të integrohen me ekipin, por i mungon një sulmes goli, rezultatet i ka 1-0, apo 2-1, përveç dy-tre ndeshjeve të veçanta. Në këtë vazhdë do të jetë edhe Teuta.

Ne kemi bërë një projeksion në kokën tonë pa filluar kampionati me të gjitha skuadrat. Pretendohej që edhe Tirana të ishte në vendin e parë e të rivalizonte, nuk e mendonim që do të ishte Vllaznia, Çdo kampionat ka surpriza, edhe Tirana është në ujra për të disukutuar Kupat e Europës. Ka bërë shumë gabime këto javë, nuk ka petkun e qetësisë për të synuar titullin kampion”, tha Shameti. /vipsport/