Ka gati nje muaj qe stervitet me Vllaznine, por sulmuesi Salim Cisse ende nuk ka debutuar ne ndeshjet zyrtare te saj, ndryshe nga blerjet e tjera te janarit.

Sulmuesi 29 vjeçar nga Guinea pret qe trajneri Brdariç t’i jape shansin e tij dhe mbase ka ardhur momenti. Nuk eshte e qarte nese duhet ta beje duke e bashkuar me Dilaver ne maje te sulmit, apo duke e ulur kete te fundit ne stol dhe duke i dhene gjithe besimin atij.

Mund ta beje edhe duke i dhene disa minuta ne ndeshjen ndaj Apolonise, thjesht per te treguar sesa vlen. Dhe Cisse eshte gati per ta bere kete gje ne menyren me te mire te mundshme.

Lojtari qe ka provuar te luaje edhe me Sportingun e Lisbones ka ardhur te Vllaznia per te zevendesuar Dungen, por deri tani ka arritur ta beje sepse nuk ka luajtur asnje minute.

Me shume te ngjare te dielen ndaj fierakeve, ai do te kete minutat e veta. Vllaznia ne tre ndeshjet e fundit ka vuajtur ne manovren sulmuese dhe mbase aktivizimi edhe i ketij lojtari do te rregulloje diçka ne kete drejtim./SHKODRA-SPORT.COM/