Ilir Daja trajneri i skuadrës së Skënderbeut, në prag të transfertës në Shkodër është optimist. Daja ka besim se skuadra do të hyjë në fushë e mobilizuar për 3 pikët. Ja si e nis trajneri i skuadrës së Skënderbeut prononcimin për “Rtshsport”, duke thënë fillimisht se:

“Në raport me të tjerët nuk kemi një pozicion të favorshëm në tabelën e renditjes, por diferenca nga vendi i tetë në vendin e katërt është e rikuperueshme dhe ka ndodhur. Këtë e them nga eksperienca, pro edhe nga ajo që ka ndodhur këtë sezon”.

Vllaznia
“Kjo do të thotë që neve pavarësisht se kemi një transfertë të vështirë në Shkodër, ku në ndeshjet e para kemi marrë rezultate negative, do të kërkojmë 3 pikët. Ekipi ka rritje në lojëra dhe rezultate”, – tha Daja fillimisht.

Synimi
“Do të ndërtojmë një formacion dhe do të shkojmë në Shkodër për të synuar marrjen e fitores. Por, që të jemi të qartë duhet të jemi të përqendruar dhe të mobilizuar. Stadiumi dhe tifozeri krijojnë kushtet optimale për një ndeshje që të mos mungojë edhe spektakli”, – tha Daja në fund të prononcimit, në prag të ndeshjes ne Shkodër./Vipsport/