Xhani De Biazi vazhdon të insistojë se Elseid Hysaj është një futbollist të cilin nuk e kanë vlerësuar aq sa duhet. Duke folur në mediat italiane.

Ai ka deklaruar se mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare është një futbollist me cilësi absolute dhe ka treguar edhe lidhjen e ngushtë që ka krijuar me të në vitet kur drejtoi kuqezinjtë.

“Hysaj është një futbollist i madh. Elseidin e kam trajtuar si djalin tim në Kombëtare. E afrova kur ishte vetëm 18 vjeç dhe ishte te Empoli, e bëra të debutonte ndaj Norvegjisë. Nëse do të kishte 10 lojtarë si ai, do t;i vendosja të luanin të 10”, tha De Biazi i cili beson se gjërat mund të ndryshojnë tani me Gatuzon në drejtim.

Ai mendon se ekipi po merr karakterin që kërkon trajneri në këtë vit tranzicioni duke u munduar që të bëjë sa më mirë në periudhën që mbetet deri në fund të sezonit. “Mendoj se të kaltrit do të vazhdojnë ngjitjen që kanë nisur me Xhenaro Gatuzon. Ringio po mundohet që të transmetojë te ata karakterin e tij.

Nëse skuadra do të vazhdonte kështu, me fantazi dhe këtë mesfushë, me cilësi, mund të fitojnë të gjithë ndeshjet e mbetura, duke e luajtur si të barabartë me të gjithë”, tha ish-trajneri i Shqipërisë. /vipsport/