Ilir Daja arriti që të fitonte titullin kampion që në sezonin e parë si trajner në Kosovë. Ballkani mbylli matematikisht garën e vendit të parë dhe pas barazimit të Gjilanit me Dritën, ka ka festuar trofeun nga shtëpia.

Në një prononcim për “Gazeta Blic”, Ilir Daja e ka krahasuar këtë moment me kohën kur fitojë titullin te Elbasani shume vite me pare.

“Kam të njëjtën ndjesi si kur fitova titullin tim të parë në Superiore me Elbasanin. Është ndjesi e veçantë sidomos për faktin që është titulli i parë për këtë qytet sportdashës dhe me njerëz shumë mikpritës.

Për herë të parë do të perfaqesojmë Suharekën në Evropë, kjo na e shton krenarinë”, tha Daja. Dhe te mendosh qe ky trajner u largua nga Partizani vetem pak kohe me pare per mungese rezultatesh….