Pas triumfit të Vllaznisë ndaj Apolonisë me golin e tij, Dajan Shehi në një prononcim në mikrofonat e “SuperSport” ka treguar sesa shumë e dëshironte një gol të tij dhe duke treguar se ky është viti i duhur i Vllaznisë:

“Kam pritur me padurim momentin e golit, pasi vija nga një pauze e madhe dhe e kam pritur shume pasi jam stërvitur shumë dhe jam i lumtur. Ky vit shpresoj të jetë i duhuri, ka ardhur një donator që është korrekt dhe shpresoj të dalim kampion.

Si Adili dhe Imami kanë bërë një performancë të mirë. Objektivi janë Kupat e Europës, kontingjentin e kemi dhe paraqitjet e mira i kemi bërë pse jo mos të pretendojmë për titull kampion.

Ka skuadra të mira si Partizani dhe Laçi por dhe ne jemi gati.” Shehi ne fakt me golin e shenuar sot padyshim qe i ka dhene nje sinjal trajnerit se duhet te besoje me shume te ai.