Vllaznia U19 e mbyll vitin 2023 me fitore dhe pas 11 javesh kampionat ndan vendin e pare te renditjes sebashku me Partizanin. Pasditen e sotme kuqeblute e drejtuar nga Vioresin Sinani kane luajtur ne Peze- Helmes te Tiranes ndaj vendasve te Internacional.

Ne fund te 90 minutave te kesaj ndeshje, por edhe te kohes shtese, kuqeblute kane arritur te fitojne me rezultatin 2-1 duke i bere mbylljen e duhur ketij viti.

Per kuqeblute kane shenuar nga nje gol ne secilen pjese loje, fillimisht me ane te Hajdarit ne te paren dhe ne te dyten ka qene sulmuesi Halili qe ka dyfishuar shifrat. Ne minuten e 4-te shtese ka shenuar Bushati per Internacional, por ky gol nuk ka patur asnje vlere sepse ne fund Vllaznia ka dale triumfuese nga dusha me rezultatin 2-1.

Si Partizani ashtu edhe Vllaznia kane arritur te grumbullojne nga 23 pike, por me nje bilanc pozitiv ne ndeshjen direkte, jane te kuqte ata qe shpallen “kampione dimri”, megjithate sa i takon titullit kampion gjithçka eshte e hapur./SHKODRA-SPORT.COM/


INTERNACIONAL U19- VLLAZNIA U19 1-2

Golat: Bushati ’90+4/ Hajdari ’44, Halili ’85

VLLAZNIA U19: Bunjaj, Rroku, Sylia, Gerbeti, Selmani, Çelepija, Shimaj, Hajdari, Kubazi, Ara, Halili. Trajner Vioresin Sinani. U aktivizuan edhe Likaj, Hyseni, Zymeri e Kapllanaj