Jo vetëm Gresi Bajri. Shkodra po nxjerr të tjerë tenistë e teniste që shumë shpejt kanë për të shkëlqyer si në arenën kombëtare ashtu edhe atë ndërkombëtare. Dhe njëra prej tyre është Enki Hyseni.

Ashtu si dhe Gresi, edhe Enki është vlerësuar tre ditë më parë me trofeun e sportistes më të mirë të vitit 2023 nga Federata Shqiptare e Tenisit, por këtë herë për grupmoshën U14 ku ajo konkurron.

Enki Hyseni ka shkëlqyer në garat e këtij viti dhe si rrjedhojë në fundit, drejtuesit e Federatës nuk e kanë patur të vështirë ta evidentojë atë si më të mirën e kësaj grupmoshe dhe për këtë arsye ka marrë edhe kupën përkatëse.

Kemi të bëjmë me një sportiste vërtetë të talentuar, e cila punon çdo ditë fort në stërvitje dhe me siguri që e ardhmja do të flasë për të. Shkodra kësisoj po rrit disa talente në këtë sport dhe kjo tregon se ky qytet do të dominojë në sportin e tenisit edhe për shumë vite.

Ndërkohë një tjetër shkodran, por që jeton në Tiranë, pikërisht Ares Ferhati, është vlerësuar nga Federata përkatëse si tenisti më i mirë i vitit 2023 për grupmoshën U12./SHKODRA-SPORT.COM/