Vllaznia do te luaje neser pasdite ne Korçe ndeshjen e rradhes pikerisht ndaj Skenderbeut vendas. Ne prag te kesaj ndeshje, mbrojtesi shtatelarte Dajan Shehi ka dhene nje interviste per “Panorama Sport” ku ka folur per gjendjen e skuadres dhe objektivin per takimin e neserm.
“Atmosfera eshte shume e mire. Kjo pasi vijme nga nje fitore me shume vlere ne Gjirokaster. Ndihemi te motivuar per perballjen me Skenderbeun. E kemi treguar se dime te luajme futboll dhe kemi ekip shume te mire. Çdo kundershtar e ka patur te veshtire ndaj nesh.
Ndaj edhe kete jave do te kemi te njejtin mision, do te zbresim ne fushe per fitore. vetem ky rezultat na ofron me objektivat. Vleresimi eshte i madh dhe kjo shihet qarte edhe tek grumbullimi. Ne jemi akomoduar qe dje ne Pogradec dhe gjerat po shkojne mire ne pergatitjet per kete ndeshje”- eshte shprehur mbrojtesi shtatelarte.
Vllaznia ka bere paraqitje shume te mira ne transfertat e ketij kampionati dhe prandaj edhe neser ne Korçe ekziston besimi per te mos dale pa pike. Kete gje e shpreh edhe Shehi kur shton:
“Eshte e vertete se kemi zhvilluar ndeshje me te mira ne transferte dhe me perjashtim te asaj ndaj Laçit, ne gjithe te tjerat kemi marre pike. Ndodh keshtu sepse luajme pa presion. Shpresoj qe edhe ndaj Skenderbeut te bejme te njejten gje edhe ne ndeshjen e rradhes.
Une shpresoj qe te marrim sa me shume pike deri ne perfundim te ketij viti. Shanset jane dhe asgje nuk na mungon. Te gjitha ekipet jane ne te njejtat pozita dhe diferencat jane shume te vogla. Do te ishim shume te lumtur sikur te merrnim edhe 6-7 pike dhe te pozicionohemi ne vend te trete ose te katert”.