Mario Dajsinani foli pas barazim pa gola të Egnatias dhe Vllaznisë. Dajsinani u konsiderua lojtari më i mirë i ndeshjes, edhe pse nuk u rrezikua nga kuqeblutë.
“Çmimi? Ndoshta duhet ta meritonte dikush tjetër, Vllaznia nuk pati ndonjë rast flagrant. Thjesht momente për t’i dhënë qetësi ekipit.
Profesori e kërkon gjithmonë lojën me këmbë, për të ndihmuar ekipin në manovër. Deri tani besoj e kam bërë mirë.
Të gjithë duam më të mirën për veten dhe sa më lart, por ndonjëherë edhe çështje fati. Ishalla do vijë një ditë.
Pjesën e dytë ishim pak të tensionuar, e kërkonim me ngulm fitoren. Mundësitë i kishim.
Ato 2-3 momente, për t’i dhënë qetësi më shumë ekipit si lojtar me eksperiencë.
Kush ishte më afër topit? Nuk e di, mendova do e kapte Xhemajli. Më shumë doja të rrija në portë, por topi erdhi tek unë. Besoj isha unë më afër Balajt.
Xhemajli apo Tetova do mungojë më shumë? Duhen të dy, ndoshta pak Xhemajli se profesori do jetë aty. Me Xhemajlin kuptohemi se kemi 1 vit e gjysmë bashkë.


