Vllaznia e basketbollit te meshkujve mund edhe Partizanin dhe forcon pozitat ne vendin e trete te renditjes ne perfundim te fazes se dyte te kampionatit.
Ndeshja ndaj te kuqve eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit dhe eshte dominuar nga basketbollistet shkodrane nga fillimi e deri ne fund kur jane fiksuar shifrat 75-66.
Kjo eshte fitorja e trete rradhazi per Vllaznine pas atyre me Kamzen dhe Dinamon si dhe e katert ne kater ndeshje e fundit duke treguar qarte se ajo ka ndryshuar teresisht nga skuadra e para pak javeve.
Ardhja ne krye te saj e trajnerit Damian Bekteshi i ka dhene nje tjeter fytyre kesaj skuadre dhe tashme vihet re nje angazhim ndryshe i te gjithe lojtareve ne fushen e lojes, çka sjelle edhe rezultatet pozitive te javeve te fundit.
Vllaznia javen e ardhshme do te luaje edhe ndeshjen e prapambetur me Teuten dhe me pas do te nise faza play-off ku me shume mundesi ajo do te ndeshet me ekipin e Tiranes./SHKODRA-SPORT.COM/